Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, reagon kryeprokurori: Fryt ky i kontributit thelbësor të 7 seksioneve të posaçme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 14:40
Pasi Ministria e Financave njoftoi se Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thekson se vendim ka ardhur nga kontributi i prokurorive të vendit.
“Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, fryt ky edhe i një kontributi thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit, ngritur në kuadër të zbatimit të strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar fenomenin”, shkruan kryeprokurori.