Conference League, Ballkani përballë Astanas, publikohen formacionet zyrtare

Ballkani luan sot në Ligën e Konferencës ndeshjen e tretë në fazën në grupe, ku objektiv do të jetë të vazhdojë serinë e fitoreve, për të synuar që këtë herë të kalojnë në fazën me eliminim direkt të turneut.

Përballë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja është Astana, ekipi i cili eliminoi Partizanin në play-off të këtij turneu duke marrë vendin në fazën në grupe të tij.

Tekniku i kampionëve të Kosovës nuk ka hequr dorë nga rreshtimi ofensiv as në këtë sfidë me treshen Gripshi-Berisha-Kryeziu që do të jenë plotësisht të orientuar drejt sulmit në kërkim të fitores së dytë radhazi.

Conference League, Ballkani përballë Astanas, publikohen formacionet