Gol në Berlin e festë në Napoli, e fejuara e Raspadorit dedikim special
Napoli ia doli të marrë tri pikë me shumë vlerë në Berlin ndaj Union në ndeshjen e tretë të Champions League, ku vendimtar ishte Raspadori me golin e tij të vetëm. Por festa nuk ishte vetëm për të dhe tifozët e shumtë napolitanë.
Edhe e fejuara e tij Elisa Graziani u gëzua për golin, një festë më e ligjshme për të. Me profesion menaxhere e rrjeteve sociale, edhe pse ka lindur dhe është rritur në Bologna, ajo bën tifo tashmë për Napolin. 23-vjeçarja, ndryshe nga shumë partnere të futbollitëve, shihet rrallë në stadium.
Graziani thotë se në shtëpi ka mundësi të shpërthejë si të dojë në rast goli, ndërsa në stadium është më e rezervuar. Ajo e njohu Raspadorin falë disa miqve të përbashkët në Riccione, gjatë një ndeshjeje Beach Volleyball. Për dashurinë, Elisa vendosi të ndryshojë qytetin dhe të transferohet me të në Napoli.
Moda, udhëtimet dhe ushqimi i mirë janë pasionet e saj të mëdha dhe në Instagram ndan shumë për këto tema me fansat e saj. Ajo ka dy tatuazhe, të dyja kushtuar të dashurit të saj Giacomo Raspadori.
View this post on Instagram

