Michael Owen shokon: Bellingham mund të bëjë edhe më mirë se... Zidane
Ish-sulmuesi i kombëtares angleze Micheal Owen ka folur për formën e shkëlqyer që po kalon mesfushori Jude Bellingham tek Real Madrid. Anglezi shënoi sërish një gol të rëndësishëm dje në fitoren e “Los Blancos” në fushën e Bragas.
Owen e krahason Bellingham me legjendën franceze të Real, Zinedine Zidane. Ai ka pasur mundësi të luajë tek Real Madrid së bashku me Zidane për një sezon në vitin 2004-2005.
“Bellingham ka potencialin të bëhet i mirë sa, në mos më i mirë se Zidane”, thotë Owen.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm tashmë dhe kam thyer rekorde duke thënë vetëm gjëra të mira për të. Ai është shumë premtues, ka një sjellje të jashtëzakonshme dhe nuk shoh se ku mund të arrijë në jetë për shkak të mentalitetit të tij. Ai ka potencialin të jetë me më të mëdhenjtë, por është vetëm potenciali, pasi ka fituar shumë pak deri tani. Kështuqë po flasim vetëm për potencial”, u shpreh Owen.