“Ky nuk është futboll”, Guardiola i del në mbrojtje Haaland: Ka shifra prej kampioni

Man.City është thjesht perfekt në këtë edicion të Champions League. Kampionët në fuqi mbase nuk e kanë shkëlqimin e edicionit të fundit, është thuajse e pamundur të qëndrosh gjithnjë në nivele të tilla, por në shifrat mbeten të shkëlqyer: 3 ndeshje, 9 pikë të plota.

Më në fund rikthehet në skenë edhe Erling Haaland, me biondit norvegjez që ishte protagonist kryesor në suksesit 1-3 që “qytetarët” arritën kundër Young Boys.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura Akanji kaloi City në avantazh në minutën e 48-të. Festa e ekipit të Guardiola-s nuk zgjati shumë pasi katër minuta më vonë Ellia barazoi shifrat në 1-1.

Stafetën me pas e mori Haaland me një dygolësh shumë të bukur, fillimisht në minutën e 67-të rikthehu City-n në avantazh, ndërsa në minutën e 86-të sigloi shifrat përfundimtare në 1-3.

Pep Guardiola nuk e humbi këtë rast për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që kritikuan Haaland këtë periudhë:

“Kur dikush shënon 50 gola, të gjithë dëshirojnë që ai të vazhdojë ta bëjë. Haaland e ka bërë edhe më herë këtë, po e bën sërish me ne dhe do të vazhdojë ta bëjë. Dikush mendon që ai mund të shënojë 3 gola çdo ndeshje, por ky nuk është futboll, është fantazi. Haaland ka numra prej kampioni”, u shpreh Guardiola.

Ndjek Man.City në Grupin G me 6 pikë, Leipzig. Gjermanët mposhtën Crverna Zvezda-n me rezultatin 3-1. Raum, Simons dhe Dani Olmo ishin autorët e golave për “demat”.