VIDEO/ Shakhtar ngushton shifrat ndaj Barcelonës, Feyenoord bën detyrën në Holandë
Në grupin H të Champions League, Barcelona po përballet në shtëpi me Shakhtar Donetsk. Te katalanasit në portë është Ter Stegen, përpara tij janë Cancelo, Araujo, Martinez dhe Alonso. Në mesfushë është Romeu, Gundogan dhe Lopez. Tekniku Xavi i ka besuar sulmin Yamal dhe Felix, ndërsa në majën e ofensivës spikat Torres.
Ukrainasit luajnë me skemën 4-1-4-1. Në portë qëndron Riznyk, ndërsa punë të vështirë do ketë edhe prapavija, e cila formohet nga Azarovi, Bondav ,Matviienko dhe Konoplyanka. Mesfusha është mjaft e dendur me Stepanenko, Kryskiv, Sudakov, Bondarenko dhe Zubkov. I vetëm në sulm është Sikan.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Martinez, Alonso; Lopez, Romeu, Gundogan; Yamal, Torres, Felix.
Shakhtar Donetsk (4-5-1): Riznyk; Konoplya, Bondar, Matviyenko, Azarov; Zubkov, Bondarenko, Stepanenko, Sudakov, Kryskiv; Sikan.
Në grupin E luhet Feyenoord-Lazio. Holandezët janë një “kockë e fortë” në shtëpi, ndërsa italianët do kërkojnë të dalin me pikë nga De Kuip (Rotterdam). Nga minuta e parë për lacialët do luajë lojtari shqiptar, Elsi Hysaj.
Feyenoord (4-3-3): Bijlow; Nieuwkoop, Geertruida, Hancko, Hartman; Wieffer, Timber, Zerrouki; Stengs, Gimenez, Paixao.
Lazio (4-3-3): Provedel; Hysaj, Casale, Romagnoli, Marusic; Vecino, Rovella, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
NDIQNI GOLAT
Barcelona 2-1 Shakhtar Donetsk
Feyeenord 2-0 Lazio
