Pas shumë kohësh, Eranda dhe Irma Libohova bëjnë paqe
Motrat Libohova mesa duket paskan bërë paqe, pasi prej disa kohësh përflitej për krisje raportesh mes tyre.
Dy ikonat e muzikës shqiptare duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë, duke festuar me miqtë e familjarët e tyre.
Edhe pse nuk u mor vesh kurrë arsyeja e ftohjes së tyre, të gjithë e vunë re se diçka nuk shkonte mes motrave, pasi ndryshe nga herët e tjera, ato nuk shfaqeshin më bashkë në festa familjare, emisione apo në "Festivalin e Këngës".
Megjithatë duket se tashmë, ato kanë lënë pas çdo mëri dhe janë bashkuar njësoj si vite më parë.
Disa orë më parë, Irma dhe Eranda kanë ndarë në rrjetin social "Instagram", pas shumë vitesh një video bashkë, në shoqërinë e njëra-tjetrës e gjithashtu familjarëve të tjerë.

