Koleksioni i fotove të Elton John pjesë e koleksionit në Muzeun “Victoria and Albert”

Legjenda e muzikës Elton John dhe bashkëshorti i tij do të jenë fokusi i koleksionit të ardhshëm në Muzeun “Victoria and Albert”. Fotografitë e tyre private do të shfaqen mes 300 imazhesh nga 140 fotografë në Londër

Qindra fotografi nga koleksioni privat i muzikantit Elton John dhe bashkëshortit David Furnish do të ekspozohen në Muzeun “Victoria and Albert” në Londër.

"Që kur huazuam për herë të parë një përzgjedhje fotografish të Horst në V&A në vitin 2014, marrëdhënia jonë me muzeun është rritur ndjeshëm", ka treguar artisti britanik, që tashmë e ka mbyllur karrierën e tij muzikore.

Ndërsa Kuratori i imazhit, Duncan Forbes u shpreh I kënaqur për bashkëpunimin me John dhe Furnish.

‘Ata do të paraqesin pikat kryesore nga koleksioni i tyre i pashembullt: nga lozonjari dhe befasuesi, tek meditues dhe i menduar.’ Shtoi ai

I titulluar "Bukuria e brishtë", ekspozita do të shfaqë më shumë se 300 foto të rralla nga mbi 140 fotografë , duke përfshirë portretet e aktores Marilyn Monroe dhe muzikantëve të ndryshëm të xhazit amerikan.

Fansat e artistëve por edhe të apasionuarit e fotografisë do të kenë mundësinë t’I shikojnë ato nga 18 maji 2024 deri më 5 janar 2025 në galerinë në South Kensington, Londër, që do të jetë ekspozita më e madhe e përkohshme e fotografisë e ‘Victoria and Albert’ deri më sot.

Koleksioni do të shtrihet nga vitet 1950 deri në ditët e sotme dhe do të shfaqë momente kyçe të historisë nga lëvizja për të drejtat civile të viteve 1960, aktivizmi i AIDS-it të viteve 1980 dhe sulmi I kullave binjake më 11 shtator 2001.

Në tetë seksione tematike, do të eksplorojë gjithashtu tema duke përfshirë modën, të famshmit, trupin e mashkullit dhe fotografinë amerikane.