Vetë i prezantoi/ Si ndihet tani Irina Shayk për romancën Cooper - Hadid?
Modelja ruse, Irina Shayk, njihet për lidhjen që ka pasur me aktorin e njohur Bradley Cooper.
Së fundmi, mediat vendase kanë treguar se edhe pse ishte vetë ajo që ka prezantuar këtë të fundit me Gigi Hadid, ajo nuk është aspak e lumtur për këtë marrëdhënie të tij.
"Irina nuk është e lumtur që Bradley është në lidhje me një modele tjetër, por me një më të re dhe kjo e zuri në befasi", thonë mediat, të cilat vunë në dukje se Shayk, 37 vjeç, duket se ka shfrytëzuar çdo mundësi për t'u kapur nga paparacët madje u shfaq në formën më të mirë kur shëtisnin vajzën e tyre 7-vjeçare në shkollë.
Dyshja, e cila ka një marrëdhënie miqësore me njëri- tjetrin, që kur nisën të takoheshin në vitin 2015, u ndanë në vitin 2019.
Në fund të gushtit, Shayk dhe Cooper u panë së bashku me pushime në Itali. Së fundmi, modelja e "Sports Illustrated Swimsuit" ishte në një romancë me legjendën e NFL Tom Brady pas divorcit të tij nga Gisele Bündchen.

