Ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur amerikan, Richard Roundtreen ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Ylli i filmit "Shaft" raportohet se ka pasur kancer në pankreas.

Lajmin mbi vdekjen e tij e bëri të ditur menaxheri i tij, Patrick McMinn.

"Puna dhe karriera e Richard shërbyen si një pikë kthese për afrikano-amerikanët në film. Ndikimi që ai pati në industri nuk mund të harrohet", tha McMinn.

Ndërron jetë aktori i njohur