Video/ Ja si ndihet Arbenita pasi "shkatërroi" egon e Unikkatil-it

Drama midis Arbenitës dhe Unikkatilit, ishte situata më e përfolur gjatë ditëve të fundit.

Ishte fillimisht modelja ajo, e cila publikoi një mesazh ku kuptohej se reperi po e ngacmonte.

Një ditë më pas reperi reagoi duke i cilësuar shpifje postimet e Arbenitës, madje shtoi se ajo vetë i kishte montuar mesazhet pasi sipas tij, llogaria që ajo ka publikuar, nuk ka tiketën blu si profili i tij real.

Menjëherë pas kësaj Arbenita publikoi një video ku dukej biseda me Unikkatilin dhe këtë herë profili mbante tiketën blu.

Sipas Arbenitës herën e parë nuk dukej pasi kishte qenë pa internet.

Pas gjithë kësaj drame, Arbenita duket e lumtur pasi "demaskoi" sipas saj reperin para të gjithëve.

Këtë gjendje të saj ajo e ka treguar me anë të një videoje në platformën "TikTok".