Fiton kundër Francës për Da Vinçin/ Gjykata vendos në favor të të moshuarit në procesin ndaj ministrisë franceze për pikturën

Pas afro 10 viteve mosmarrëveshje për shitjen e një vepre të da vincit, një i moshuar në francë ka fituar gjyqin ndaj ministres së Kulturës atje.

Një i moshuar në Fancë ka fituar një betejë shumëvjeçare kundër Ministrisë të Kulturës, për të drejtën për të shitur një vizatim të rrallë të Shën Sebastianit nga Leonardo da Vinci.

Bëhet fjalë për një vizatim të bërë në një fletë të dyanshme që përshkruan Shën Sebastianin martir të lidhur me një pemë në një peizazh në pjesën e përparme dhe përmban shënime dhe diagrame rreth dritës dhe hijes, që kanë të bëjnë me da Vinçin, studim i optikës, në anën e pasme.

80 vjeçari e kishte trashëguar veprën nga babai, e kishte ruajtur mbi gjysëm shekulli dhe kishte planifikuar shitjen e saj në shtëpinë e ankandeve Tajan, në Paris.

Por Ministria franceze e Kulturës ka kundërshtuar që prej vitit 2016, për t’i lëshuar certifikatën e eksportit, që piktura të nxirrej nga vendi për t’u shitur.

Institucioni e kishte refuzuar aplikimin me arsyetimin se fleta e çmuar kishte statusin e një thesari kombëtar dhe I ofroi pronarit 10.6 milionë dollar për ta blerë në emër të Luvrit, por u refuzua.

Në vazhdimësi të mosmarrëveshjeve, puna e artistit u vlerësua nga një grup I përbashkët specialistësh që dolën në përfundimin se kushtonte 15.6 milionë dollar dhe ministria franceze nuk bëri më përpjekje për ta blerë, por refuzonte lëshimin e certifikatës së eksportit, duke hedhur pretendime se vepra ndoshta ishte vjedhur.

Javën e kaluar, Gjykata Administrative e Parisit ka mbyllur procesin duke urdhëruar Ministrinë e Kulturës së Francës të lëshojë doklumentin e kërkuar nga I moshuari.

Tajan, kishte shpallur ekspozitën publike të veprës në qershor 2017. Në atë kohë, e shpalli vizatimin si një "zbulim të jashtëzakonshëm" të bërë me ndihmën e ekspertit të vizatimeve Mjeshtri i Vjetër, Patrick de Bayser.