Papa Francesku VIDEO-MESAZH të rinjve shqiptarë: Punoni për atdheun, që ka nevojë për ju
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 14:54
Papa Francesku dha përmes një video, një mesazh për të rinjtë shqiptarë.
Nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, Papa Francesku i drejtohet të rinjve shqiptarë, duke i thënë të punojnë për atdheun, sepse vendi ka nevojë për ata.
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt, ju uroj më të mirën dhe punoni për atdheun, që atdheu të ecë përpara. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju ruajt!”, shprehet Papa.
