Olta Gixhari zbulon për herë të parë difektin e madh që ka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2023, 16:37
Aktorja shqiptare, Olta Gixhari pas pjesëmarrjes në spektaklin televiziv "BBV2" është shndërruar në një ndër personazhet më të dashura nga publiku shqiptar.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, aktorja ka postuar në rrjetin social "Instagram" një video duke treguar problemin e madh që ajo ka me flokët si pasojë e tërheqjes së tyre.
"Shikoni si kam ngelur qeros, nga tërheqja e flokëve. Kush do kujdeset për këtë tullacllëkun tim?
Kam ngelur me dy qime flokë. Unë që jam qerose. Si qerose me flokë të gjata", tha Olta në video.
Ndërsa krahas saj shkruan: "Në mirëbesim po e postoj, mos ma përdorni një ditë kundër."


