FOTO/ Tayna pozon me bikini mbi traktor

Këngëtarja e njohur, Tayna, duke qenë shumë aktive në rrjete sociale shpesh sjell postime interesante, me humor dhe ndonjëherë provokative.

Vargun: "Ma mirë kaj n’lambo se sa kaj n’kamion", të këngës "Edhe ti", në bashkëpunim me Mozzik, Tayna e ndryshoi pak kësaj here.

Mbrëmjen e së hënës, ajo postoi një foto ku kishte pozuar mbi jë traktor teksa poshtë saj ka shkruar: "Ma mirë kaj n'traktor"

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini të kuqe që ishte po e njëjta ngjyrë edhe e traktorit.

Kujtojmë që Tayna projektin e fundit e pati me tre reperë të tjerë, me Salim Montarin, Il Ghost, dhe Marinin.

FOTO/ Tayna pozon me bikini mbi traktor