Çfarë ndodhi? Kida përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2023, 13:37
Këngëtarja kosovare, Kida, vazhdon të sjellë projekte në treg të cilat bëhen hite menjëherë.
Pasi pati një sezon të mbushur me koncerte, ajo nuk la pas dhe pushimet luksoze, ku përmes rrjeteve sociale na ka mbajtur të informuar thuajse për çdo lëvizje.
Por, ditën e martë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social "Instagram", një foto ku shfaqet duke marrë serum në spital.
Ajo u dërgoi një puthje ndjekësve dhe për të mos i bërë merak tregoi se po merr energji.

