Moldavia bllokon aksesin në më shumë se 20 faqe interneti ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2023, 17:06
Njëzet e dy burime ruse të lajmeve janë bllokuar në Moldavi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Sherbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë i Moldavisë njoftoi se faqet ishin përdorur si pjesë e një lufte informacioni kundër vendit.
Sky News raporton se Moldavia ka vënë në dijeni se ofruesit e internetit ishin urdhëruar të bllokonin faqet menjëherë.
Rusia nuk ka komentuar menjëherë, megjithëse ekspertët mendojnë se do të zemërohet nga ky veprim.
Marrëdhëniet e Moldavisë me Moskën janë përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga nisja e luftës ruse në Ukrainë.
