Rio “në flakë”/ Bandat djegin 35 autobuzë, 4 kamionë dhe 1 tren. Hakmarrje për vrasjen e nipit së një prej krerëve të bandave

Sulm terrorist është cilësuar ajo që po ndodh në Brazil ku dhjetëra mjete të transportit public u dogjën nga bandat kriminale. Gjithçka nisi pas vrasjes së një 24-vjeçari, i dyshuar si nipi i një prej krerëve të bandave atje dhe që cilësohet si "Zoti i Luftës".

Bandat paramilitare të Brazilit kanë djegur më shumë se 35 autobusë në Rio de Zhaneiro.

Katër kamionë dhe një tren ishin, gjithashtu objektivë sulmi.

“The Guardian” shkruan se dhuna nisi disa orë pas pushkatimit të 24-vjeçarit Matheos da Silva, i njohur edhe si “Zoti i Luftës” në bandën kriminale.

Rio “në flakë”/ Bandat djegin 35 autobuzë, 4

Madje ai është nipi i një prej krerëve kriminalë më famëkeq të Rios, Luis da Silva Braga, që njihet me nofkën Zinho.

Mediat lokale e përshkruajnë si një nga ngjarjet më të mëdha kriminale në histori.

Kjo pasi sulmet u përqëndruan në koordinim të plotë në 9 zona të ndryshme.

Këto pamje që po qarkullojnë në rrjet tregojnë dhjetëra pasagjerë që hidhen nga autobuzët për të shpëtuar.

Rio “në flakë”/ Bandat djegin 35 autobuzë, 4

Të paktën 45 shkolla shkolla janë mbyllur në anën përendimore të vendit.

12 persona janë arrestuar deri më tani të cilët do të përballen me akuzën e terrorizmit.

Guvernatori i shtetit Claudio Castro, është zotuar se do të kundërpërgjigjet ashpër.