Izraeli bombardon një kishë në gaza, raportohet për viktima
Një sulm ajror izraelit ka vrarë dhe plagosur një numër të madh qytetarësh, që strehoheshin në kishën ortodokse greke të Shën Porfirit në qytetin e Gazës.
Zyrtarët në Gaza raportuan se të paktën 18 palestinezë të krishterë ishin në mesin e të vdekurve.
Mes tyre 7 fëmijë dhe dy vajza të reja, njëra e quajtur Viola dhe tjetra Yara.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë kishin goditur një qendër komandimi dhe kontrolli të përfshirë në lëshimin e raketave dhe mortajave drejt Izraelit.
"Si rezultat i sulmit të IDF, një mur i një kishe në zonë u dëmtua,ne jemi në dijeni të raporteve për viktima. Ngjarja është nën shqyrtim", thanë ata.
Shën Porfiri, i ndërtuar rreth vitit 1150, ishte kisha më e vjetër në përdorim ende në Gaza. E vendosur në një lagje historike të qytetit të Gazës, kisha u ofroi vend të shenjtë njerëzve të besimeve të ndryshme gjatë brezave.
Gaza është goditur nga një breshëri e pamëshirshme izraelite pas një sulmi nga luftëtarët e Hamasit më 7 tetor, për të cilin Izraeli thotë se vrau të paktën 1400 njerëz, shumica prej tyre civilë.
Fushata e Izraelit që atëherë ka vrarë të paktën 3,785 palestinezë në Rripin e Gazës, shumica prej tyre civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit.



