Tri viktima italiane mes viktimave të 7 tetorit në Izrael

Antonio Tajani, Ministri jashtëm e njëherësh zëvendës Kryeministër i qeverisë Meloni ka informuar këtë mbrëmje se është gjetur i vdekur i tretë shtetas italo-izraelit i cili po kërkohej prej 7 tetorit, pas sulmit të Hamas në Izrael.

Ai është Nir Forit, 29 vjeç që gjatë ditës së sulmit ishte së bashku me të fejuarën , dhe ajo viktimë në festën e të rinjve që po zhvillohej në Rein.

Dy italianët e tjerë me origjinë izraelite. Të mbetur viktimë gjatë sulmit e të identifikuar pak orë më parë janë çifti i të martuarve Liliach Le Havron e Evitar Moshe Kipnis.

Trupat u gjetën mes 107 viktimave që përmes analizave të ADN u identifikuar pasi u gjetën në fshatin hebre Beeri.