3.9 mln usd për gabimin e Colombit/ Dokumenti i 1493 kap “majat”. Mendoi se ishte në Indi, por kishte gjetur Amerikën

Letra në të cilën kristofor kolombi njoftonte gabimisht rrugën e re drejt Indisë, kur kishte gjetur amerikën, është shitur për 3.9 milionë dollarë. Dokumenti i 600 viteve më parë është cilësuar original pas verifikimeve të bëra nga ekspertët .

Letra që Kritofor Kolombi njoftonte zbulimin e amerikës është shitur në ankand me një vlerë prej 3.9 milionë dollarësh.

Pas kërkesës së koleksionistit nga Zvicra për ta nxjerrë në shitje një grup ekspertësh të Christie’s kanë analizuar materialin duke dalë në përfundimin se ishte original dhe se nuk ishte i vjedhur.

Fillimisht gara u hap për një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh duke sjellë më pas dhe ofertat e larta.

Letra është e përbërë nga tetë faqe dhe e titulluar: “De Insulis Nuper Inventis”, dhe në atë kohë, në vitin 1493, iu drejtua mbretit Ferdinando second të Spanjës dhe mbretëreshës Isabella.

Kolombi rrëfen udhëtimin e tij me flotën që i dha mbreti duke u shprehur se kishte zbuluar ishuj të shumtë dhe me popuj të shumtë.

Por pa e ditur se kishte zbuluar Amerikën ai e konsideroi si një rrugë drejt IKndisë.

Më tej ai flet edhe për takimin me banorët e zonës ku zbriti, duke i cilësuar jashtëzakonisht të turpshëm por dhe aq sa bujar dhe budallenj.

Nga historianët kjo shihet si nisja e kolonizimit të territoreve dhe të skllavërimit apo të shfrytëzimit të popujve vendas. Megjithatë vlera e ruajtjes së dokumentit tashmë ka kushtuar një pasuri të tërë.