Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta kundër Hamasit mund të zgjasë me muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 22:45
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se luftimet kundër Hamasit mund të zgjasin me muaj.
“Do të zgjasë një muaj, dy muaj, tre muaj dhe në fund nuk do të ketë më Hamas”, tha Gallant në një bazë të forcave ajrore, shkruan Al Jazeera.
Ndërkaq, Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, thotë se ka zmbrapsur një sulm tokësor izraelit pranë Khan Younis në Rripin e Gazës, duke shkatërruar një tank izraelit dhe dy buldozerë.
Në një deklaratë, Brigadat Qassam thanë se “luftëtarët e saj angazhuan një forcë të blinduar izraelite në një pritë të përgatitur mirë në lindje të Khan Yunis, vetëm pak çaste pasi kaloi kufirin me disa metra.