Ushtria izraelite godet një “celulë terroriste” brenda tokës libaneze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 07:55
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë shkatërruar një “celulë terroriste” brenda Libanit gjatë natës dhe shkatërruan objektivat e Hezbollahut.
Në një përditësim të shkurtër në Telegram, IDF tha se goditi celulën terroriste brenda tokës libaneze, si dhe objektivat e infrastrukturës, duke përfshirë një vend lëshimi raketash antitank, një kompleks ushtarak dhe një post vëzhgimi.
“Qeliza terroriste po planifikonte të lëshonte një raketë antitank drejt qytetit të Shlomit”, tha IDF, pa dhënë detaje të mëtejshme.


