1 i vrarë dhe 4 të plagosur nga shpërthimi i një termocentrali pranë kryeqytetit të Iranit

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një termocentral pranë kryeqytetit iranian Teheran.

Shpërthimi ndodhi në një tubacion që transferonte gazin në turbinat e termocentralit Parand në kontenë Robat Karim, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Teheranit, për shkak të “neglizhencës së stafit”, citohet të ketë thënë guvernatori i qarkut Omid Ahmadi.

Ai tha se personat e lënduar janë transferuar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore, duke theksuar se operimi i termocentralit nuk është ndërprerë pavarësisht se shpërthimi ka dëmtuar një pjesë të vogël të gazsjellësit.