India dërgon 38,5 tonë ndihma humanitare për Gazan

Sipas medias shtetërore siriane, sulmet ajrore izraelite gjatë natës së djeshme nxorën jashtë funksionit aeroportet e Damaskut dhe Alepos.

”Një person u vra dhe një tjetër u plagos në sulmet”, sipas agjencisë siriane të lajmeve, SANA.

Izraeli dyshohet se goditi të njëjtat aeroporte edhe më 12 tetor duke dëmtuar pistat në të dyja.

”Israel Hayom” raportoi se sulmet jo vetëm që detyruan ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të zbarkonte në Bagdad në vend të Damaskut, por gjithashtu ndaluan një dërgesë iraniane me raketa antitank dhe antiajrore që të mbërrinin në kryeqytetin sirian.

Sipas raportit, aeroporti i Damaskut u godit 10 minuta përpara se të ulej një ”Airbus A340-313” i ”Mahan Air” nga aeroporti ndërkombëtar ”Mehrabad” i Teheranit që mbante 10 tonë raketa.

Sipas raportit, goditja pasuese në brezin e uljes së aeroportit të Alepos kishte për qëllim të parandalonte devijimin e fluturimit atje.

Izraeli ka goditur qindra objektiva në Siri vitet e fundit si pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar shtrirjen ushtarake iraniane në vend. Megjithatë, Jerusalemi rrallë i pranon këto incidente.