BIlanci tragjik: 4741 palestinezë janë vrarë nga sumet izraelite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 18:46
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka dhënë shifra të përditësuara të viktimave.
Nga fillimi i kundërsulmit izraelit raportohet se 4,741 palestinezë janë vrarë dhe 15,898 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, raporton The Guardian.
Autoritetet në Gaza thanë se 40% e të vrarëve në Rripin e Gazës ishin fëmijë.
Kujtojmë se nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, u vranë mbi 1,400 izraelitë, kryesisht civilë.