Politikani shqiptar, Gegaj: Mali i Zi gjendet në një krizë të rëndë politike, tensionet kanë arritur kulmin
Politikani shqiptar në Malin e Zi, Nikoll Gegaj në një intervistë për Ora News foli për qeverinë në Malin e Zi. Gegaj u shpreh se Mali i Zi është në një krizë të rëndë politike, tensionet e së cilës kanë kaluar kufijtë e të zakonshmes.
"Dëshiroj të them se Mali i Zi gjendet në një krizë të rëndë politike. Tensionet e së cilës kanë kapërcyër kufinjtë e të zakonshmes, mund të themi se kanë arrit kulminacionin e vetë. Ne si shtet jemi të njohur me kriza të shumta prej vitit 1997. Kishim që tre vite harxhimin e energjisë së qytetarëve dhe të institucioneve.
U organizuan në Mal të Zi zgjedhjet parlamentare të cilët i fitoi Evropa Tani dhe arriti mundësinë që të ketë mandatarin për formimin e qeverisë. Por për 4 muaj nuk arriti të formonte qeverinë. Pra një krizë totale. Opsioni i parë ishte që qeveria të formohej me forcat politike proeuropiane, properëndimore", tha ndër të tjera Gegaj.
