Digjet duke gatuar, 58-vjeçarja nga Memaliaj niset me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 10:56
Një 58 vjeçare banuese në Luftinjë, Memaliaj është dërguar për mjekim në spitalin e QSUT-së në Tiranë pasi ka marrë djegie në pjesë e kraharorit. Sipas informacioneve paraprake, 58 vjeçarja ka qenë duke gatuar në banesën e saj kur është djegur aksidentalisht
Njoftimi i policisë Memaliaj:
Memaliaj/Informacion paraprak
Në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur shtetasja L. B., 58 vjeçe, banuese në Luftinjë, Memaliaj, pasi dyshohet se duke gatuar në banesën e saj, është djegur aksidentalisht në pjesën e kraharorit, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e QSUT-së, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
