Zjarr masiv në Manëz të Durrësit, flakët rrezikojnë një banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2023, 19:49
Një zjarr ka rënë mbrëmjen sotme në fshatin Manëz të Bashkisë së Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësohet se nga përhapja e flakëve rrezikohet një banesë pranë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa po punohet për neutralizimin e vatrës.
