Drejt Gramshit në dhjetor, Balluku inspekton punimet në aksin Maliq-Lozhan-Strelçë

Brenda vitit aksi rrugor Maliq-Lozhan-Strecle do të jetë i përfunduar. Ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimeve u shpreh se investimi do ti japë ritëm rritjes së ekonomisë në këto zona.

Punimet ne aksin rrugor Maliq-Lozhan-Strecle i cili lidh zonen e Maliqit me ate te Gramshit do te perfundojë brenda ketij viti.

Kete e konfirmoi zëvendëskryeministrja njëkohësisht ministre e Instrastruktures Belinda Balluku gjate inspektimit kete te premte ne kete zone.

Ajo shtoi se ky aks rrugor do te kete nje impact te mire ne ekonomine e zones dhe ne nxitjen e bujqesise duke afruar prodhuesit me tregjet.

Rruga me gjatesi 19 kilometra iu sherben nje numer te madh banoresh. Pjese e projektit sipas ministres do te jene dhe vendosja e elemneteve urbane si ndricimi.