Fitoi betejën me kancerin, Miss-i i parë i Kosovës: I mbajtja premtimin djalit
Afërdita Paqarada u shpall vajza më e bukur e Kosovës në vitin 1990 dhe kujtimet e bukura janë shumë, por edhe sfidat nuk kanë munguar në jetën e saj.
E ftuar në emisionin "Ftesë në 5", ajo ka rrëfyer betejën më të vështirë, atë me sëmundjen e kancerit.
"Ishte shumë e vështirë t'u tregoje miqve, familjarëve, por akoma më e vështirë ishte t'u tregoja dy fëmijëve. Vajzës, Arbës nuk ia shpjegova me detaje se ishte e vogël, ndërsa djalit i bëra një premtim që do kthehesha shëndoshë e mirë", u shpreh Paqarada.
Ajo u emocionua pasi dëgjoi edhe një videomesazh nga e motra, Isidora, e cila e përgëzoi për forcën dhe guximin gjatë përballjes me sëmundjen.
Edhe 51 vjeç, Afërdita vijon të jetë në super formë dhe sekreti qëndron tek aktiviteti fizik dhe kujdesi në mënyrën se si ushqehet.

