PLUMB PËR TË DASHURËN/ Zbardhet dëshmia e18-vjeçarit që tentoi të vrasë shokun e lagjes në Kamëz
18-vjeçari që tentoi të vrasë shokun e tij të lagjes të mërkurën në Kamëz u vu në pranga pas 2 ditëve në arrati! Në dëshminë e parë, ai tha se fqinji i kishte ngacmuar të dashurën, por takimi për t'u sqaruar përshkallëzoi në tentativë vrasje me automatik!
Armir Hasa, i riu që tentoi të vrasë me armë një 16 vjeçar në Kamëz u arrestua pas 48 orëve arrati! 18 vjecari qëlloi me pistoletë shokun e tij të lagjes më 18 TETOR r pas një sherri që sipas dëshmisë së parë në polici nisi për ngacmimin e një vajze.
“Më ngacmoi të dashurën, ndaj e qëllova” mësohet të ketë deklaruar Armir Hasa para grupit hetimor pasi u vu në pranga!
“U takuam për tu sqaruar, por më pas u konfliktuam. Moë pas mora kallashnikovin dhe e qëllova vetëm një herë”, ka vijuar më tej 18 vjecari i dyshuar për vrasje në tentativë.
Bashkë Armir Hasën, në kuadër të operacionit të koduar “Catch” u arrestua edhe 19-vjeçari Xhorxh Çuni, po ashtu banues në Kamëz.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor, pasi sipas policisë e ndihmoi në tentativën e vrasjes së 16 vjecarit
Ky i fundit mori një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja u shënua pasditen e së mërkurës në rrugën “OSBE”, Kamëz!
Policia thotë se sekuestroi mjetin me të cilin dy të rinjtë u arratisën pas tentativës së vrasjes, por nuk jep detaje nësë është gjetur arma e krimit dhe kujt i përkiste.
Dy të rinjtë pritet të dalin në vijim para gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.


