FOTO/ Paris Hilton publikon foto me të birin, ndjekësit fiksohen me formën e kokës së vogëlushit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2023, 17:21
Paris Hilton ka zgjedhur që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix për miqtë e saj në rrjetet sociale.
Ajo postoi në rrjetin social "Instagram" me pothuajse 25 milionë njerëz që e ndjekin, foto të djalit të saj nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork.
"Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë", ka shkruar ajo në mbishkrim.
Mirëpo të gjithë vunë re një detaj, që sipas tyre, ka diçka që nuk shkon me formën e kokës së djalit.
"Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit?"
"Pse e ka kokën kështu?"
"A vuan diçka?"
"Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton", janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
