Je i dashuruar me Luizin, Maestro "shpërthen" tek partnerja e tij

Një ndër batutat që përdori partnerja e kërcimit të këngëtarit, Armaldo Kllogjeri, ka bërë që ky i fundit të dalë nga vetja gjatë provave ditore në spektaklin "DWTS".
"Është i dashuruar me njeriun që fitoi "BBV", ka thënë ajo në primen e kaluar.

Në një moment teksa kërcenin, Armaldo dëgjohet teksa i thotë partneres se nuk do më t'ia përmendi Luizin, pasi u bë e disa herë, duke qenë se me atë person nuk flet dhe nuk do ta diskutojë më.

Po ashtu ai e kritikon për batutën që bëri, nisur nga komentet që ka marrë nga ndjekësit në rrjetet sociale, si pasojë e asaj batute, ndërsa thotë se ajo e ka ditur shumë mirë që nuk i kishin marrëdhëniet e mira.