Erida dhe Aleksandro bëjnë plane për jetën: Sa fëmijë do të kemi?

Takimi i ditës së enjte mes Eridës dhe Aleksandros jashtë vilës së dashurisë së "Love Island Albania", duket se ka qenë mjaft interesant.
Dyshja ka zbuluar për ishullorët e tjerë se çfarë ka ndodhur në takim, të cilët nuk mund ta fshihnin kuriozitetin.
Sapo ata u kthyen, ishin vajzat që morën veç Eridën dhe djemtë Aleksandrosin, për të folur në lidhje me takimin e shumëpritur.
Aleksandrosi, i ulur te rrethi i zjarrit bashkë me djemtë, u shpreh:
"Folëm për shumë gjëra dhe për situata që kanë ndodhur, i kërkova që të harronim të gjitha momentet e këqija. Më bëri një pyetje më pas, se sa fëmijë dua."
Këtë pyetje sigurisht nuk e kanë lënë pa komentuar djemtë e tjerë, të cilët mendojnë se kjo pyetje e ka çuar marrëdhënien e tyre në tjetër nivel, ndërsa pak me batutë e kanë pyetur:
"A i kishe unazat me vete?"
Ndërkohë që vajzat të ulura tek këndi i quajtur "PuPuç", vazhduan bisedën me Eridën, me këtë të fundit që ndër të tjera tha: "Kanë ndodhur shumë puthje shumë përqafime dhe do të shohim se si do të sillet Aleksandrosi këtë javë."

