Barcelona zbulon fanellën e veçantë për “El Classicon” me Realin e Madridit

Skuadra e Barcelonës do të veshë një fanellë të veçantë për ndeshjen e fundjavës tjetër me Real Madrid. “El Classico” i parë i këtij sezoni do të luhet më datë 28 të këtij muaji.

Në qëndër të fanellës, në sajë të partnershipit me Sportify, do të jetë emblema e buzës dhe gjuhës. Kjo logo është simboli i grupit të famshëm të Rock and Roll-it, Rolling Stones.

Kjo është një fushatë promocioni falë së cilës klubi katalan dhe Rolling Stones me ndërmjetësimin e Spotify nënshkruan një kontratë për klasiken.

Që kur Barcelona ka nisur bashkëpunimin me Spotify kanë lidhur marrëveshje edhe me këngëtarë apo artistë të tjerë si ROSALiA, Drake, Daddy Yankee dhe Pusha T.