PAMJET/ Demat thyejnë Tiranën, derbi transferohet në rrugët e kryeqytetit, policia i ndjek hap pas hapi tifozeritë
Partizani ka triumfuar 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, në sfidën e vlefshme për kampionatin, të mbajtur në “Air Albania”. Takimi filloi mirë për bardheblutë, të cilët flirtuan me golin që në minutën e katërt.
Latifi lëshoi sinjalet e para me një goditje të bukur, por vetëm kaq. Më pas, Cara u tregua 2-3 herë i rrezikshëm për portën e kundërshtarit, duke qenë kështu rrezik konstant për prapavijën bardheblu.
Në minutën e 26-të, Cara pati shansin e artë për të shënuar, por gaboi përballë portierit, me këtë të fundit që bëri një mrekulli për të shmangur golin.

Të kuqtë morën avantazhin në minutë ne 77-të. Ishte Maguette i cili u koordinua mirë me kokë, për të mposhtur Mustafe Abdullahu.
Në shtesë ndodhi pothuajse gjithçka. Ekipi i Ahmataj vendosi ekuilibrat me Hasanin, duke të dhënë përshtypjen e një barazimi. Nuk ndodh kështu, pasi Mensah i jep 3 pikë skuadrës së tij.

Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 14 pikë. Tirana ka grumbulluar 13 pikë dhe është në vendin e katërt.
Me perfundimin e ndeshjes, dy tifozerite e kryeqytetit do te vijonin pjesen e trete te ndeshjes, ate te batutave mes tyre ne rruget e kryeqytetit, ku policia shfaqet ne gadishmeri per te nderhyre ne cdo moment qe paraqet rrezikshmeri per perplasje apo konflikt.
