Fiton Partizani, Abilaliaj i lumtur: Ndeshje shumë e mirë, e studiuam gjatë Tiranën

Arbër Abilaliaj udhëhoqi Partizanin në derbin e fituar 2-1 ndaj Tiranës. Pas ndeshjes, drejtori sportiv Abilaliaj u shpreh i lumtur për 3 pikët.

“Më mirë është drejtor, por edhe trajner qenka mirë. U zhvillua një ndeshje shumë e mirë për të gjithë.

Kishim një javë për të përgatitur ndeshjen, e analizuam me kujdes Tiranën. Menduam të bëjmë një intensitet më të madh. E qarkulluam topin mirë. Ishte një ndeshje që u paraqit ashtu siç e prisnim.

Nuk është aspirata ime si trajner. Është profesion i bukur, por jam profilizuar në një formë tjetër. Kjo ishte thjesht për të ndihmuar ekipin dhe për të pasur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri.

I gjithë stafi, kishim një qetësi të madhe. Puna është bërë. Ne prekëm 2-3 detaje. U munduam të arrijmë më shumë. Një përqindje të madhe ka Zekic, stafi dhe lojtarët. Kemi pasur një atmosferë të qetë dhe lojtarët një uri të madhe.

Zekiç na uroi të gjithëve, çunat krijuan një atmosferë elektrizuese”, tha ai.