Grezda i bindur: Partizani ka ekipin më të fortë në kampionat, po përmirësohem në aspektin personal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 22:17
Lojtari i Partizanit, Eros Grezda në intervistë pas derbit të fituar 2-1 me Tiranën u shpreh se të kuqtë kanë ekipin më të mirë në kampionat.
“Ishte një atmosferë shumë e bukur. Treguam që jemi ekipi më i fortë në kampionat. Jemi shumë të lumtur për fitoren.
Tre javët e fundit jam ndjerë shumë mirë. Kalova një dëmtim të gjatë, që nuk më linte të bëja lojën time. Nga loja në lojë po e marr veten dhe mendoj se do të jetë më mirë në vazhdim”, tha ai.

