Qeveria italiane aprovon manovrën mbi buxhetin 2024, 26 mld euro më shumë për familjet
Kopështe e çerdhe gratis për fëmijët e dytë në çdo familje italiane, minimumi 100 euro më shumë në pagën e punonjësve me ta ardhura të mesme e të ulëta, reforma në shëndetësi për të evituar listat e gjata të pritjes, prioritet e lehtësira për punëdhënësit që punësojnë gra e nëna, reduktim taksash e masa urgjente ekonomike e fiskale për entet territoriale në mbrojtje të sistemit të punësimi e nevojave specifike.
Këto janë disa nga masat e programuar në manovrën mbi buxhetin për vitin 2024 që Qeveria Meloni ka prezantuar pak orë më parë me vlerë 24 miliardë euro.
Objektivi i parë i kësaj reforme shtesë në plan buxhetin, është shtimi i fuqisë blerëse, nivelit të konsumit me një vëmendje ndaj pagave të ulëta e mesatare e që parashikon një shtesë prej 100 euro në muaj për rreth 14 milionë italianë.
Për të vetëpunësuarit është parashikuar pagesa e tatimeve me 5 këste nga janari në qershor të cdo viti.
Një vëmendje të veçantë i është kushtuar nënave punonjëse me dy apo më shumë fëmijë, kontributet shoqërore të të cilëve do të paguhen nga shteti.
"Një gruaja që lind të paktën dy fëmijë ka dhënë tashmë një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë dhe për këtë arsye shteti e kompenson pjesërisht duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. stimulon ata që lindin fëmijë dhe që duan të punojnë”, ka deklaruar Kryeministrja italiane.
Rreth 1 miliardë euro e kësaj reforme është parashikuar për të nxitur lindshmërinë tek çiftet e reja me një fond specifik për çerdhet e kohën pas lindjes për çdo prind. Manovra parashikon çerdhe gratis për çdo fëmijë të dytë.
Ndërsa në sistemin e shëndetësisë janë parashikuar një fond shtesë prej 3 miliardë euro që do të synoj shkurtimin e listave të pritjes të pacientëve duke rinovuar kontratat e punësimit për punonjësit shëndetësorë e në heqjen e taksimit për orët e jashtëzakonshme në punë për ta.
Për rezidentët e huaj, shtetas të vendeve që nuk i përkasin Bashkimit Evropian, ekziston mundësia e regjistrimit në listat e atyre që kanë të drejtë për shërbimet e sistemit shëndetësorë italianë duke paguar një kontribut prej 2000 euro në vit. Masa e kontributit zvogëlohet për të huajt me leje qëndrimi për qëllime studimi.
