Policia britanike i arreston për vjedhje, shqiptarët: Më në fund u kapëm, këtu është shumë ftohtë

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë që grabitën një shtëpi  do të burgosen dhe më pas do të dëbohen nga Britania.

Sebastiano Gjoni, 23 vjeç dhe Skelidano Koliqi, 26 vjeç, u arrestuan pasi u kapën në një përpjekje për të grabitur një shtëpi luksoze në lagjen e futbollistëve në fshatin Alderley Edge në janar të këtij viti.

Policia u alarmua për bastisjen kur banorët e pronës telefonuan 999 pasi dëgjuan zhurma që vinin nga kati i poshtëm në orën 20:00.

Viktimat bërtisnin ‘Grabitës, grabitës’ dhe u mbyllën në dhomën e tyre të gjumit përpara se oficerët të mbërrinin 13 minuta më vonë dhe t’i gjenin të pandehurit.

Një gjykatë tha se Gjoni dhe Koliqi kishin hyrë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me shpresën për të gjetur punë, por pasi u gjetën nga policia, 23-vjeçari pranoi: ‘Më në fund  u kapëm. Këtu është jashtëzakonisht ftohtë. Nuk kemi ku të shkojmë.’

Policia zbuloi gjithashtu se Gjoni, i cili flet rrjedhshëm italisht, gjermanisht dhe anglisht, kishte kryer një tjetër bastisje vetëm pesë ditë më parë në një pronë prej 3 milion paund në Halebarns aty pranë.

Gjoni u dënua me 28 muaj dhe Koliqime 18 muaj pasi të dy pranuan vjedhjen.

Ata do të deportohen në Shqipëri pas lirimit nga burgu.