“Operacione në korridore dhe pa anestezi”, situatë dramatike brenda spitalit në Gaza që u sulmua me raketë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2023, 08:50
Situata në spitalin Al Ahli është përshkruar si “e pashembullt dhe e papërshkrueshme” nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
“Mjekët po kryejnë operacione në terren dhe në korridore, dhe disa prej tyre ishin pa anestezi”, tha zëdhënësi i ministrisë Dr Ashraf Al-Qudra në një deklaratë të postuar në Facebook herët të mërkurën.
“Shumë njerëz janë ende në pritje të operacioneve dhe ekipet mjekësore po përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre në kujdesin intensiv.”, thuhet në reagim.
Ai shtoi se shumë nga viktimat ishin fëmijë dhe gra që “kanë humbur tiparet e tyre”, duke shtuar se shumë nga lëndimet e pësuar janë “përtej aftësive të ekipeve tona mjekësore”.
