Berisha: Situata në parlament e jashtëzakonshme, që në seancën e radhës, Ramës do t'i japim përgjigjen e merituar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi menjëherë pas mbledhjes së grupit të tij parlamentar se situata në parlament e jashtëzakonshme, që në seancën e radhës, duke shtuar se Edi Ramës do t'i japin përgjigjen e merituar për situatën e kruijuar.

"Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.

Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën.

Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar. Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë", tha Berisha.

PYETJE - PERGJIGJET

Pyetje: A po diskuton grupi parlamentar i PD, për të zgjeruar aksionin në terren dhe për të nisur takimet e përbashkëta me bazën dhe a ka një gatishmëri edhe nga grupi tjetër i deputetëve që ju të jeni bashkë edhe kur të takoni demokratët në bazë.

Sali Berisha: Ju siguroj se diskutime intensive, pozitive po zhvillohen dhe të gjitha këto që thoni ju do të ndodhin.

Pyetje: Dmth pranoni se bashkë me Gazment Bardhin do të dilni në bazë?

Sali Berisha: Kurdo që ta gjykojmë oportune. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe t'i bashkohen sa më parë grupit të PD.