Sulmi terrorist në Bruksel, policia qëllon autorin e dyshuar, u kap në një kafene
Policia në Bruksel ka qëlluar me armë një person, i cili dyshohet të jetë autori i dyshuar i sulmit të armatosur që vrau dy tifozë suedezë të hënën në mbrëmje.

Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale, ndërsa mbeti i plagosur. Aktualisht personi i plagosur ndodhet në reanimacion.
Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L. Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre.

Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.
#Brussels: The killer of #bruxelles drives around the city on his scooter shouting “Allah Akbar”
— NewsAlerts Global (@NewsAlertsG) October 16, 2023
Everyone in the city please be very careful.#Belgium #Brussels
https://t.co/MOfHOX3xde

