"Arsyeja e vetme ishin këngët e mia", këngëtarit Gold AG i ndalohet hyrja në Greqi

Këngëtari Arian Agushi, i njohur me emrin e artit si Gold AG ka njoftuar se i është ndaluar hyrja në Greqi, sipas tij kjo për arsyen e këngëve të tij. Agushi e ka dhënë vet lajmin përmes rrjeteve sociale ku tregon se mbrëmë pas mesnate në kontrollin e pasaportave i është ndaluar hyrja në Greqi.

Këngëtari kishte të planifikuara dy koncerte në Greqi, për sot dhe nesër por që nuk do i realizoj dot pasi është kthyer mbrapsht nga autoritetet greke në kufi.

Postimi i plotë i Gold AG:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi
Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.

Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.

Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.

Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …
S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR

"Arsyeja e vetme ishin këngët e mia", këngëtarit

"Arsyeja e vetme ishin këngët e mia", këngëtarit