Elon Musk: Të gjitha stacionet e karikimit të Teslës janë falas në Izrael

Ndërsa lajmet e luftës në vendin e vogël të Lindjes së Mesme u bënë tituj në mbarë botën, CEO i Tesla Elon Musk deklaroi në një mesazh në X se të gjithë stacionet e karikimit në Izrael do të jenë falas.

"Të gjitha stacionet e Tesla Supercharger në Izrael janë falas."- ka shkruar Musk në rrjetin social X.

Kompanisë liston të paktën 17 stacione karikimi aktive në Izrael, me vendndodhje që variojnë nga Izraeli verior pranë kufirit me Libanin deri në Tel Aviv dhe Jerusalem deri në skajin jugor të Izraelit në Eilat në Detin e Kuq.