"FORCA SHQIPËRI"/ Kuqezinjtë, 90 min larg Gjermanisë, Sulçe sjell detajet e transmetimit maratonë: Ora News në stadium dhe në shesh

Gazetari Altin Sulçe ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për ndeshjen që Shqipëria do luajë nesër ndaj Çekisë. Sulçe u shpres se Ora News do të ketë një transmetim maratonë të ndeshjes së Kombëtares, që është më e rëndësishmja dhe që mund të na dërgojë në finalet e kampionatit europian 2024.

"Ora News do ketë mbulimin e gjithë reportazhit. Do jemi në terren, në rrugë, në shesh, në lokale. Do i transmetojmë njerezve emocionet në shtëpi kudo që janë.

Ndeshja nuk është vetëm 90 minuta në fushë. Do vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia. Nesër do jemi në orën 16:00 me edicion të vecantë sporti.

Ne do jemi pas ndeshjes për të mbuluar, për të marrë intervista. Ora News është bërë një kanal shumë i dashur për tifozët shqiptarë. Minimumi në këtë ndeshje që duhet të marrim është barazimi.

Vetëm nga Kosova janë 200 mijë kërkesa për të ardhur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen në Shqipëri", tha ndër të tjera Sulçe.