Këta janë gjyqtarët për ndeshjen e Shqipërisë kundër Çekisë
Kombëtarja e Shqipërisë i rikthehet aksionit nesër, ku e pret në shtëpi Republikën e Çekisë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, dhe është e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Evropianit Euro 2024.
“Kuqezinjtë” synojnë që ta vazhdojnë formën tejet të mirë me fitore nesër, fitore kjo e cila do t’ia përforconte pozitën e liderit Shqipërisë në Grupin E, si dhe do të rriste seriozisht gjasat për kualifikim në Euro 2024.
Shqipëria momentalisht zë vendin e parë në Grupin E me 10 pikë të arkëtuara, dy më pak se Çekia në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkaq, UEFA tani ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e nesërme.
Të gjithë gjyqtarët në fushë i përkasin kombësisë holandeze, sikurse edhe ata në dhomën e VAR-it.
Danny Makkelie është gjyqtari kryesorë, kurse ndihmësit e tij janë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Gjyqtari i katërt është Alex Box, kurse në dhomën e VAR-t është Rob Dieperink së bashku me asistentin e tij Jeroen Manschot.
Kujtojmë se Makkelie ishte gjyqtari kryesorë në barazimin 0:0 të Kosovës në “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë, ndeshje kjo në të cilën gjyqtari holandez ndëshkoi me karton të verdhë lojtarët si Ibrahim Dresevic, Mirlind Kryeziu e George Puscas.
