Situata ekonomike, bizneset e vogla dhe të mesme kanë ngrirë kërkesat për marrjen e huave në institucionet financiare

Bizneset e vogla dhe të mesme kanë ngrirë kërkesat për marrjen e huave në institucionet financiare. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë niveli i huasë së marrë ka qenë nga 16 deri në 30 milionë lekë.

Ndërsa në një pjesë të konsiderueshme të rasteve, për shkak të kostove nga rritja e interesit, subjeketet kanë marrë hua për të shlyer kreditë e mëparshme. Por megjithatë investimet në prona të paluajtshme ka qenë qëllimi kryesor kur bizneset i janë drejtuar bankave për të marrë para.

Sa i përket situatës ekonomike, banka e Shqipërisë thotë se bizneset e vogla e të mesme kanë shënuar fitime, por në një nivel më të ulër se gajshtëmujori paraardhës

Vështirësi po shihet tashmë edhe në gjetjen e punonjësve, çka ka shtuar dhe kostot fikse. Një tjetër problem i shfaqur është dhe gjetja e tregjeve të reja.


Gjatë tremujorit të dytë, bankat kanë shtrënguar kushtet dhe termat e përgjithshme për kreditë e reja për bizneset, veçanërisht për ato me rrezik më të lartë.