Poloni/ Dy gjeneralë të lartë japin dorëheqjen disa ditë përpara zgjedhjeve
Dy gjeneralë të lartë polakë kanë dhënë dorëheqjen, tha një zëdhënëse e ushtrisë.
Oficerët janë gjenerali Rajmund Andrzejczak, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe gjenerali Tomasz Piotrowski, komandanti operacional i forcave të armatosura.
“Presidenti polak, Andrzej Duda ka pranuar dorëheqjet dhe ka marrë një vendim për zëvendësimet e gjeneralëve”, tha këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jacek Siewiera.
Sipas raportimeve të medieve, tensionet ishin rritur mes gjeneralëve dhe ministrit të Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, pasi ky i fundit urdhëroi një tjetër gjeneral, Wieslaw Kukula, të merrte përgjegjësinë për të shpëtuar qytetarët polakë nga Izraeli.
Kukula shihet si i afërt me partinë konservatore nacionaliste në pushtet PiS.
Blaszczak e kishte kritikuar më herët Piotrowski në publik për dështimin e informimit të tij për një raketë ruse që ishte rrëzuar në dhjetor në Poloninë perëndimore.
Ndryshimet vijnë disa ditë përpara zgjedhjeve polake më 15 tetor, duke vënë përballë PiS të Dudës kundër partisë së Koalicionit Qytetar të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

